Mermeri rrëshqet nga kamioni, një i vdekur

Lushnjë | 11 Nën 2017 | 14:37 | Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat, ku një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë rëndë.

Një pllakë mermeri ka rrëshqitur nga një kamion në lëvizje dhe ka rënë fatkeqësisht mbi një makinë, brenda të cilës ndodheshin 4 persona. Për pasojë, tre prej tyre janë plagosur rëndë.

Në pjesën e pasme të makinës “Peugeot”, sipas dëshmitarëve, kanë qenë nënë e bijë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme