Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”.
Një banesë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka humbur jetën e moshuara që jetonte e vetme. Ajo është identifikuar me inicialet M.B., 90 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./TCH