Mertens para një vendimi të madh për të ardhmen

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Dries Mertens ka një vendim të madh për të marrë, pasi ai mund të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin ose të vendon mes Interit dhe Chelseat.

Reprezentuesi belg do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij është ende në ajër.

Napoli ka propozuar një zgjatje të kontratës disa muaj më parë, por nuk u nënshkrua kurrë.

Chelsea shfrytëzoi rastin dhe ndërmjetësi Vincenzo Morabito zbuloi këtë javë që Frank Lampard po e thirr Mertens “pothuajse çdo ditë”.

Sidoqoftë, sipas mediumit Calciomercato.com, Interi po përpiqet të nënshkruajë me Mertens tash e një vit dhe nuk e kanë ndalur kurrë ndjekjen e tyre prapa skenave.

Një kalim te Interi do ta lejonte atë të ribashkohej me partnerin e tij te Belgjika, Romelu Lukaku, por gjithashtu mund të jetë e vështirë të luaj për një klub tjetër italian pas shtatë vitesh në Napoli.

Interesim për të kanë shprehur edhe Juventusi, Roma dhe Liverpooli. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme