Mësimdhënësit ende pa ditarë, orët i shënojnë “në akull”

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Në mungesë të librave të klasës, shkollat në Drenas u detyruan të përdorin përkohësisht faqet e fundit të paplotësuara të ditarëve të vitit të kaluar, të cilat i fotokopjuan për evidentimin e mungesave dhe orëve mësimore.

Ditarët e rinj u janë dorëzuar shkollave gjatë ditës së martë, por ende nuk mund të përdoren pa përfunduar procedurat e brendshme të protokollimit dhe bartjes së të dhënave.

Drejtori i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka, tha se vonesa erdhi si pasojë e operatorit të përzgjedhur nga Ministria.

Ndërkaq, drejtori i ShFMU “Gani Sylaj”, Rifat Dërmaku, tha se ditarët pritet të jenë funksionalë në ditët në vijim.

Sipas informacioneve të Klan Kosovës, kompania kontraktuese dokumentet pedagogjike i ka dorëzuar në libraritë e qytetit të hënën pasdite, rreth orës 15:00.

Të ngjashme