Mësimi në shkollën “Faik Konica”, fillon pas një muaji – nxënësit e prindërit kërkojnë që greva mos të përsëritet

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 08:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, i janë kthyer mësimit pas një muaji grevë, raporton Ekonomia Online.

Nxënësi Jon Fetahu, tha që mësimi i ka munguar gjatë grevës dhe shprehi dëshirën që greva mos të përsëritet.

“Jam i gëzuar që ka filluar mësimi, sepse më ka munguar shumë gjatë grevës dhe kam dëshirë që të mos përsëritet më greva në vitet e ardhshme shkollore”, tha Fetahaj.

Agim Pacolli, prind i frutuar u shpreh se nuk i intereson mosmarrëveshjet ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK-ut, por i intereson që nxënësit të vazhdojnë mësimin.

“Mua nuk më intereson as Qeveria as SBAShK-u, mua më intereson që nxënësit të shkojnë në shkollë dhe kjo mos të ndodh më”.

“…kjo askund në botë nuk ndodh nxënësit të mbahen peng, të është e qartë të mos bëjnë fjalë pa lidhje”, tha Pacolli.

MAShTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ministria u ka bërë thirrje drejtorive komunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kurse SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura.

Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave.

Të ngjashme