Mësimi nis edhe në “Meto Bajraktari”, drejtoresha s’flet pa lejen e Komunës

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 09:38 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas pushimit dimëror që zgjati një javë, të hënën ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, raporton Ekonomia Online.

Mësimi nisi edhe në shkollën e Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Aty, drejtoresha e shkollës nuk pranoi të flasë para kamerës në lidhje me përgatitjet e mësimit shkollor. Ajo tha se u është ndaluar të flasë pa lejen e komunës.  

Kështu pati vendosur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në plotësimet që i kishte bërë në kalendarin të vitit shkollor 2022/23.

Të gjithë stafi dhe nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar ishin në pushim dimëror që nga data 30 janar deri më 03 shkurt.

Në këtë gjysmëvjetor të dytë, gjatë pesë ditëve të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ky ndryshim ishte bërë nga MASHTI, pas grevës dhe ditëve të humbura për procesin mësimor.

Të ngjashme