Mësoje trurin për të qenë i lumtur

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Shumë njerëz mendojnë negativisht dhe tashmë kjo gjë u është bërë shprehi. Ata nuk dinë të mendojnë pozitivisht. Për të anashkaluar përgjigjen e natyrshme të negativitetit, ne duhet të ri-trajnojmë mendjen dhe trurin tonë. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është nëpërmjet ushtrimeve të të menduarit pozitiv. Nëse e bëjmë praktikë të zakonshme të menduarit pozitiv,j u do të shihni një transformim pozitiv tek vetja e juaj, që nuk e kishit menduar asnjëherë.

Kështu, ju du të filloni të mendoni, ndjeheni dhe veproni pozitivisht. Këto efekte do të përmirësojnë marrëdhëniet tuaja, do t’ju bëjnë më produktiv, do të krijojnë ndjenja të fuqishme mirënjohjeje dhe – në përgjithësi , ju mundësojnë t’i shihni gjërat më pozitivisht.

Unik Portal ju sjell 6 stërvitje të trurit që i bëjnë njerëzit më të lumtur:

Definoni çdo gjë si mirë

Martin Seligman, drejtor i Rrjetit të Psikologjisë Pozitive, thekson rëndësinë e definimit të çdo gjëje si e “mirë”. Seligman rekomandon atë që quhet “ditë e bukur” si stërvitje për lumturi. Ushtrimi i mrekullueshëm i ditës përfshin përvijimin se si do të dukej si dita juaj ideale. Pasi të keni skicën tuaj, vendosni çdo hap në praktikë duke shijuar momentin aktual të çdo situate.

Frymëmarrje me mendje

Nga të gjashtë këshillat, kjo mund të jetë më e rëndësishmja. Frymëmarrja ka një pjesë të jashtëzakonshme të pushtetit kur ju thjeshtë i kushtoni vëmendje kësaj. Shumica e kohës, ne nuk jemi të vetëdijshëm për frymëmarrjen tonë. Zemërimi, ankthi, frika, stresi dhe tensioni pothuajse automatikisht kontribuojnë në frymëmarrje të cekët. E gjitha që ju duhet është pesë minuta. Pavarësisht nëse jeni të shqetësuar, të trishtuar apo çfarëdo, merrni pesë minuta disa herë në ditë për t’u përqendruar në frymën tuaj.

Dëgjo muzikë

Çfarëdo muzike ju vë në një humor të mirë, dëgjoni atë. Muzika e mirë është gjetur në të gjitha llojet e studimeve për të rritur disponimin dhe lumturinë tonë.

Shkruaj gjërat për të cilat jeni mirënjohës

Është natyrë njerëzore që gjithmonë të mendojmë për gjëra të tjera më të mëdha. Mendoni, a keni imagjinuar një skenar kur do të shfaqet “lumturia e fundit” për ju ?

“Kur të përfundoj kolegjin, do të jem i lumtur”. “Do ta gjej atë shtëpi të bukur …” “Unë kur të gjej punën që dua …” “Kur më në fund fitoj paratë që meritoj …” Atëherë kur do të martohem … ”

Mos bëj asnjë gabim. Këto janë të gjitha gjëra shumë të bukura, por nëse ne nuk jemi mirënohës për çdo gjë që kemi atëherë edhe mund ti humbasim këto gjëra. Prandaj praktiko mirënohjen gjihtmonë.Praktikë e thjeshtë: shkruani tri gjëra që ju jeni mirënjohës për çdo mëngjes.

Qesh

Shumë studime tregojnë se buzëqeshja, pavarësisht nëse e ndiejmë apo jo, prodhon “lumturi” brenda trurit dhe trupit. Në një studim 30 vjeçar të kryer në Universitetin e Kalifornisë-Berkeley, hulumtuesit shqyrtuan buzëqeshjet e nxënësve në një libër vjetor të vjetër dhe matën mirëqenien dhe suksesin e tyre. Ata që buzëqeshën më shumë në foton e tyre vjetore, treguan rezultate shumë më të mir në cdo aspect të jetës së tyre.

Thjeshtoje jetën tënde

Nëse jemi të varur nga telefonat, blerja e gjërave që nuk u nevojitet,ju duhet të stoponi këtë.
Nëse doni lumturi thjeshtoni jetën tuaj pra:
– më pak veshje
– më pak rrëmujë
– Hapësira më e hapur (në punë dhe në shtëpinë tuaj)
– Ktheni borxhet
-Eci më shumë
-Rini me familje dhe miq.

Të ngjashme