Messi do ta fitojë “Topin e Artë” për herë të gjashtë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi do ta fitojë “Topin e Artë” për herë të gjashtë rekorde dhe superylli i Barcelonës është informuar tashmë për këtë, raportuan të martën mediumet në Spanjë.

“Mundo Deportivo” njoftoi se argjentinasit i është thënë tashmë se do ta fitojë “Topin e Artë”, ndonëse ceremonia e shpalljes së më të mirit mbahet të hënën, më 2 dhjetor. Po ashtu, është raportuar se një ekip i revistës “France Football” ka udhëtuar në Barcelonë për të informuar 32-vjeçarin për këtë, shkruan sot Koha Ditore.

Messi është në listën e ngushtë prej tre futbollistëve që janë në garë për “Topin e Artë”, çmim që ndahet për futbollistin më të mirë të vitit nga revista franceze “France Football”. Në konkurrencë janë edhe Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Messi stinorin e kaluar fitoi për herë të dhjetë në karrierën e tij La Ligan, ndërsa shënoi 36 gola dhe ofroi 13 asistime në 36 ndeshje në elitën spanjolle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme