“Messi ka nevojë për ndihmë”

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 09:24 | Nga

Trajneri i Uruguait ka thënë se ylli i Barcelonës ka nevojë për mbështetje nëse duan që Argjentina të kualifikohet për herë të 12’të me radhë në Kupën e Botës.

Oscar Tabarez nuk beson se dështimi për t’u kualifikuar në kupën e Botës do të lë njollë në karrierën e Lionel Messit, teksa ka shtuar se pesë herë fituesi i “Topit të Artë “ka nevojë për mbështetje, nuk mund t’i bëjë të gjitha i vetëm”.

“Ka shumë lojtarë të mrekullueshëm që nuk e kanë fituar kurrë Kupën e Botës dhe nuk janë njollosur për këtë, kështu që mendoj se as Messi nuk duhet të kritikohet. Përveç kësaj, ai vazhdon të luajë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë”, u shpreh fillimisht Tabarez.

“Është e kuptueshme që Argjentina është duke hasur probleme për t’u kualifikuar, për nëse e bëjnë, ata do të jenë favoritët për ta fituar Kupën e Botës”.

Messi është lojtar i jashtëzakonshme, por nuk mund t’i bëjë të gjitha i vetëm, ky është sport ekipor”, shtoi trajneri Uruguait.

Argjentina do të përballet në ndeshjen e fundit me Ekuadorin dhe i duhet patjetër fitorja për t’u kualifikuar në Botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme