Messi, kërcënim për rekordin e Ronaldo

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 20:01 | Nga

Lionel Messi ka rastin që ta thyej rekordin e rivalit të tij, Cristiano Ronaldo, në Champions League sa i përket numrit të golave të shënuar në fazën e grupeve të kësaj gare.

Portugezi sezonin e kaluar në këtë fazë kishte shënuar 11 gola, katër prej tyre në rrethin e gjashtë kundër Malmo.

Në anën tjetër Messi sivjet nga katër ndeshje ka realizuar nëntë herë. Por që të martën kundër Borussia Moenchengladbach ka rastin që ta rrezikojë rekordin e Ronaldos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme