Messi mbush sot 30 vjet, ka fituar 30 trofe vetëm me Barçën

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 10:44 | Nga

Lionel Messi sot më së shumë se kurrë ka arsye për të festuar. Ylli i Barcelonës sot ka ditëlindjen ku mbush të 30-tat.

Interesant e bën faktin se sulmuesi argjentinas për çdo vit të jetë ka nga një trofe me skuadrën katalonase, transmeton Telegrafi.

Ai me Barcelonën ka fituar 30 tituj të ndryshëm, duke përfshirë tetë trofe të La Ligas dhe katër të Ligës së Kampionëve.

Këto janë titujt e fituar:

8 La Liga: (2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2015, 2016)

4 Liga të Kampionëve: (2006, 2009, 2011, 2015)

5 Copas del Rey: (2009, 2012, 2015, 2016, 2017)

7 Superkupa të Spanjës: (2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016)

3 Superkupa të Evropës: (2009, 2011, 2015)

3 Kupa të Botës për klube: (2009, 201, 2015).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme