Lionel Messi ka për qëllim të qëndrojë në Barcelonë, përkundër zënkës publike me drejtorin sportiv, Eric Abidal.
Sky Sports thirret në burime të afërta me 32-vjeçarin se ai nuk po mendon të largohet nga Barça këtë verë dhe mbetet i përkushtuar për ta respektuar kontratë aktuale deri në fund.
Messi ka kontratë me klubin deri në vitin 2021 dhe është i hapur për të biseduar për zgjatjen e saj, edhe pse nuk e ka për ngut një gjë të tillë dhe parapëlqen ta bëjë këtë në baza vjetore.
Barcelona, megjithatë, dëshiron të bisedojë për një marrëveshje tjetër shumëvjeçare dhe shpreson se babai dhe menaxheri i Messit, Jorge, do të pranojë të ulët për të diskutuar në muajt në vazhdim.
Edhe pse fjalosja me Abidalin i ka nxitur mediat në Angli, Itali, Francë dhe madje në Argjentinë, të shkruajnë se Messi mund të kalojë në njërin prej këtyre vendeve, mediat kryesore spanjolle nuk kanë shkruar se ai mund të largohet në verë.
Sky Sports mëson se si kapiten, Messi është ndier i detyruar të falsë publikisht për ta mbrojtur veten dhe ekipin, po ashtu duke dëshiruar të nënvizojë se nuk është ai personi i cili merr vendime në klub, dhe se ndien se kritikat publike nga stafi i brendshëm nuk janë konstruktive, transmeton gazetaexpress.
Reagimi publik në rrjetet sociale i Messit ndaj Abidalit është pritur pozitivisht nga tifozët dhe mediat spanjolle.