Mësueset i bëjnë thirrje Jasharajt: Ndale grevën, bëhu ma burrë për hir të fëmijëve

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 11:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy mësimdhënëse të shkollës “Ismail Qemali” i kanë bërë thirrje kreut të SBAShK-ut të ndërpresë grevë e të fillojë mësimi, raporton Ekonomia Online.

Festime Sijarina-Luta tha se asnjë Qeveri nuk është interesuar për gjendjen në arsim. Ajo i ka bërë thirre Jasharajt që të fillohet me mësim, duke i thënë atij “bëhu ma burrë kësaj here për hir të fëmijëve tanë, bëhu trim e shtrije dorën”.

“E kemi përjetuar shumë vështirë edhe, asnjëherë qeveri nuk i ka interesuar arsimi. Arsimi do investim”.

Edhe Refiqe Hamiti kërkoi që të ndalet greva e nxënësit të kthehen në mësim, duke shtuar se jemi duke e humb njerëzoren.

“Të lutem i nderuar kryetar mbrona edhe ngrite dinjitetin dhe kthena më mësim, jemi duke e humbur njerëzoren. Keni inate, leni këto, kthehuni në shkollë”.

Të ngjashme