Meta firmos shkarkimin e Ramës, dekreton Xhaçkën dhe Peleshin në postet e reja

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dekretuar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në detyrat e reja në ministri përkatësisht tek ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, njoftoi ndryshimet në qeveri.

Ai ka falënderuar Gent Cakajn për punën gjatë kryesimit të OSBE-së, ndërsa vendosi të rikthejë Peleshin në qeveri.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme