Meta: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit, së bashku do t’ia dalim

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar festën Sulltan Novruzit.

Meta shkruan se festohet në momente të vështira, por kjo ditë simbolizon me lindjen e shpresës.

“Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve! Së bashku do t’ia dalim! Zoti qoftë me ne gjithmonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, ka shkruar Meta në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme