Meta: Marrëveshja Rama-Basha, hap i rëndësishëm

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e cilëson një hap të rëndësishëm arritjen e konsensusit për ndryshimet në Kodin Zgjedhore, ndonëse lë të kuptohet se kishte pritur ndërhyrje më thelbësore në ligjin elektoral.

Meta i quan lajme të rreme ato të publikuara për përfshirjen e këshilltarit të tij Ilir Kulla në skandalin për zhdukjen në Shqipëri të disa kontenierëve me mbetje nga Italia në vitin 2017.

Sipas mediave italiane ish-senatori Sergio de Gregorio ishte pronar i portalit që publikoi në atë kohë lajmet e rreme, me kërkesë të Ilir Kullës me synim rrëzimin e qeverisë Rama./tvklan.al/

Të ngjashme