Meta ndryshon qëndrimin e tij për korrigjimin e kufijve

Tiranë | 08 Jan 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndryshuar qëndrimin e tij në lidhje me arritjen e një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton sjelljen e paqes dhe stabilitetit mes dy vendeve.

Meta i cili kishte dalur kundër marrëveshjes fillimisht, tani ka ndryshuar mendimin e tij dhe po e mbështet çfarëdo zgjidhje që del nga bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, kështu ai tani po i bashkangjitet kryeministrit Rama për përkrahjen e Kosovës në zgjidhjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Presidenti i Shqipërisë këtë e deklaroi gjatë natës së mbrëmshme në emisionin “A Show”, duke deklaruar se është gati të pranojë një marrëveshje Kosovë-Serbi, që sipas tij “arrihet me konsensusin e klasës politike në Kosovë e në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Meta ka porositur palën kosovare se ka përkrahjen e Shqipërisë në këto bisedime me palën serbe, po ashtu ai ka kërkuar nga BE’ja që të largojë izolimin që po i bën shtetit të Kosovës dhe të bëjë liberalizimin e vizave.

Kujtojmë se presidenti i Shqipërisë, ishte në kulmin e kritikave para disa muajsh ndaj procesit të bisedimeve me Serbinë, duke dhënë deklarata të kundërta me kryeministrin Rama, por duket se pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raportet janë zbutur dhe përkrahja ndaj bisedimeve Prishtinë-Beograd deri në arritjen e një marrëveshje po mbështet fuqishëm nga ky i fundit..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme