Meta takon dy vëllezërit nga Vlora, njëri lindur më 28 nëntor, tjetri më 17 shkurt

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Joni dhe Aldrini, dy vëllezër nga Vlora, kanë ditëlindjet në dy datat më të rëndësishme të shqiptarëve.

Njëri ka lindur më 28 nëntor, ndërsa tjetri më 17 shkurt, njofton Klan Kosova.

Ata të dy sot i ka takuar Ilir Meta, i cili edhe përmes një postimi në Facebook tregoi këtë fakt interesant.

“Sot në shoqërinë e dy miqve nga Vlora, Jonit dhe Aldrinit. Vëllezër e shkuar vëllezërve. Njëri i lindur në 28 Nëntor dhe tjetri në 17 Shkurt”.

Të ngjashme