Metoda e re që rinon trurin e plakur

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Një ‘bombardim’ i trurit me disa sinjale elektrike mund të bllokojë disa nga efektet e moshës.

Kjo teknikë e zbuluar së fundmi, ende nuk është e gatshme të përdoret pa u bërëeksperimente të tjera për ta konfirmuar. Mirëpo autorët e këtij studimi shpresojnë, që gjetjet e tyre do të zhvillojnë një teknikë të re per të luftuar paaftësitë që vijnë me moshën dhe për të ndihmuar personat që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit.

“Këto studime janë shumë të rëndësishme sepse jo vetëm që na japin një vështrim të brendshëm të trurit por gjithashtu na tregojnë se ndryshimet që vijnë me moshën në tru, janë të kthyeshme”, tha Robert Reinhart një shkencëtar neurolog. Këto studime u publikuan në revistën shkencore Nature Neuroscience.

Këto studime u fokusuan në mekanizmat e memories duke përfshirë edhe informacionet, lehtësimin e disa detyrave, performancën e trurit në matematikë dhe deri tek një bisedë e thjeshtë. Me kohë këta mekanizma përkeqësohen. Ky përkeqësim nuk është dramatik, mirëpo mjafton që të moshuarit të kenë një performancë më të dobët të trurit.

Në këtë studim të bërë morën pjesë 42 të rritur nga mosha 20 deri në moshën 29 vjeç dhe 42 persona nga mosha 60 deri në moshën 76 vjeç. Ata iu nënshtruan disa testeve të memories dhe funskionimit të trurit dhe ishin të monitoruar nga aparatura e EEG. Në një moment disave prej tyre iu stimulua truri me  sinjale elektrike. Pas vetëm 12 minutave të moshuarve që iu kishte stimuluar truri me këtë elektricitet, kishin performancë gati të njëjtë me pjesëmarrësit të rinj në moshë.

Këto rezultate i habitën edhe shkencëtarët, të cilët thonë se kjo është një pikë nisje shumë e mirë për të zhvilluar metoda të reja për të luftuar sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundjet e tjera që vijnë si shkak i moshës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme