Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për hapjen e vendkalimit kufitar Mirato-Llojan

Prishtinë | 05 Pri 2025 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin.

Sinani tha se me Mexhitin folën për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimin ekonomik të zonës, me theks përfshirjen e investitorëve nga Maqedonia e Veriut.

“Diskutuam gjithashtu për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan, si një hap strategjik që do të lehtësonte qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe do të sillte përfitime konkrete për qytetarët tanë”.

“Në qendër të vëmendjes ishte edhe arsimimi universitar i të rinjve nga Lugina e Preshevës, ku u diskutuan mundësitë për mbështetje me bursa dhe akomodim për studentët që ndjekin studimet në Maqedoninë e Veriut”, shkroi Sinani.

Të ngjashme