MI-ja financon me një milion euro dy projekte rrugore në Klinë

Klinë | 07 Shk 2017 | 11:38 | Nga

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë në vlerë prej më shumë se 1 milion euro.

Behët fjalë për asfaltimin e rrugës Qypevë-Ujmir të Klinës që nis nga aksi rrugor Klinë- Skenderaj dhe që kushton 750 mijë euro dhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Jashanicë të Klinës, projekt ky i cili ka koston financiare 400 mijë euro.

Kostoja financiare e dy projekteve është 1 150 000 euro.

Me këtë memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Klinës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në Komunën e Klinës janë paraparë të realizohen edhe projekte tjera Vlera e përgjithshme e të cilave është mbi 3 milion euro.

Ndërkohë kryetari Bashota ka arritur që të nxjerre nga Qeveria mjete në vlerë mbi 5 milion euro për projekte në infrastrukturë rrugore, shkollore, rregullimin e shtratit të lumit dhe projekte tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme