Microsoft Paint 3D është gati për t’u shkarkuar

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 13:47 | Nga

Microsoft zbuloi aplikacionin e tij të rinovuar dhe modernizuar Paint, për Windows 10.Ky aplikacion shtë projektuar për të bërë krijimin e objekteve 3D më lehtë në të gjitha pajisjet me një maus dhe tastierë të rregullt, apo edhe pajisje të cilat punojnë me prekje.

Microsoft tani ka lëshuar një version të hershëm për ti mundësuar përdoruesve të Widows të provojnë një version të hershëm të Paint 3D.

Microsoft ka lan-çuar edhe një komunitet online, së bashku me aplikacionin Paint 3D. Kjo i lejon përdoruesit për të eksportuar krijimet e tyre Paint, dhe për ti ndarë ato me komunitetin, apo të shkarkojnë objektet 3D që kanë krijuar të tjerët.

Microsoft ka publikuar Paint 3D në Windows Store për të shkarkuar dhe instaluar, por kjo do të kërkojë përditësimin e Windows 10 creators.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme