Microsofti është i gatshëm ta përshpejtojë zhvillimin e azhurnimit Windows 10 April 2020

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Microsofti do ta publikojë azhurnimin e vet të ri, Windows 10 May 2019 Update, muajin e ardhshëm. Kjo do të thotë se kompania tani është duke u përgatitur për t’i sinkronizuar unazat e veta Windows Insider me planet e zhvillimit të softuerit, raporton Softpedia.

Si rezultat i kësaj, gjiganti softuerik do ta përshpejtojë punën në Windows 10 20H1 (të njohur edhe si Windows 10 April 2020 Update), ashtu që Fast Ring Insiderët gjithashtu do t’i kenë preview buildet e këtij azhurnimi. Në këtë moment, buildet Windows 10 20H1 janë në dispozicion vetëm për insiderët në unazën Skip Ahead.

Edhe pse Windows 10 Prill 2020 Update është projektuar për t’u shfaqur në pranverën e vitit 2020, para kësaj mund të pritet edhe një azhurnim në vjeshtën e vitit 2019, shkruan KOHA Ditore.

Insiderëve u këshillohet t’i kontrollojnë unazat e tyre për të cilat janë regjistruar, duke e vizituar Settings > Update & Security > Windows Insider Program.

Të ngjashme