Miftaraj: Çdo deklaratë e politikanëve për një proces gjyqësor konsiderohet ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se çdo deklaratë e politikanëve lidhur me një proces gjyqësor konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejte ne pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

“Çdo deklaratë e politikanëve lidhur me një proces gjyqësor konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejte ne pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Politika nuk mundet dhe nuk duhet te komentoj dhe as gjykoj rastet qe janë ne procedure.

Jo rastësisht edhe Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit edhe Raporti i Progresit këto deklarata I konsideron si ndërhyrje ne drejtësi”.

Të ngjashme