Ekonomia Online
FUNDIT

Miftaraj çuditet pse rasti në Gllogjan nuk po hetohet nga Prokuroria Speciale

Miftaraj çuditet pse rasti në Gllogjan nuk po hetohet nga Prokuroria Speciale

Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi është shprehur i habitur se si rasti i të vrarëve në Gllogjan nuk po hetohet ende nga Prokuroria Speciale. Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook thotë se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë “nuk e di pse këta prokurorë paguhen 3.000 euro e më shumë […]

Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi është shprehur i habitur se si rasti i të vrarëve në Gllogjan nuk po hetohet ende nga Prokuroria Speciale.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook thotë se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë “nuk e di pse këta prokurorë paguhen 3.000 euro e më shumë në muaj”.

“Nuk po dua te besoj se rasti ne Gllogjan nuk eshte marr ende nen kompetence nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves. Nese prokuroret e PSRK nuk dalin sonte ne vend te ngjarjes, nuk e marrin lenden ne kompetence, dhe nuk shkojne ne vend te ngjarjes jo nje prokuror po se paku tre e me shume nga PSRK, perfshire vet Kryeprokurori i kesaj prokurorie, atehere nuk di pse kemi PSRK, dhe pse keta prokurore paguhen 3000 Euro e me shume ne muaj”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme