Miftaraj pas vrasjeve të fundit: Jeta e njeriut vlen vetëm një votë në ditën e zgjedhjeve

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pas vrasjeve të fundit që kanë ndodhur në vend.

Miftaraj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se jeta ëshët kthyer në kronikë të zezë, ku sipas tij jeta e njeriut vlen vetëm një votë në ditën e zdhedhjeve.

Postimi i tij i plotë:

Vritet gruaja shtatzanë, vritet e moshuara 80 vjeçare, vritet i mituri 15 vjeçar.

E kane kthyer jeten ne kronikë të zezë, ku jeta e njeriut vlen vetem nje vote ne diten e zgjedhjeve.

Shtet me qeveri te kunderligjshme, me president kunder kushtetues qe shperndan shtetesi per njerez qe kane punuar kunder shtetit te Kosoves, me deputete te Kuvendit qe te vetmen pune qe e bejne jane pagat qe marrin per punen qe nuk e kryjne.

Vrasje, vdekje, korrupsion, kunderligjshmeri, poshtersi gjithandej.

Me rendesi qe Albulena Haxhiu dhe Arberie Nagavci ta gezojne jeten e re ne banesen dhe shtepine e tyre te re qindra mijera Euro nga paga e buxhetit te varfer te shtetit te varfer te Kosoves.

Të ngjashme