Më shumë se gjysma e objekteve të reja që janë ndërtuar nëpër komuna të Kosovës gjatë 2016-s nuk janë inspektuar asnjëherë nga inspektorët komunalë, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë as leje ndërtimore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shprehur me numra, prej 5.412 ndërtesave të reja që janë ndërtuar në vitin 2016, më shumë se gjysma e tyre (2.989) nuk janë inspektuar fare.
Ndërkaq prej 2.423 ndërtesave të inspektuara, vetëm 1.666 ndërtesa kanë pasur leje ndërtimi.