Milan është duke përgatitur një kontratë trevjeçare për Antonio Conten, por gjithçka varet nga situata me Chelsean.
Kuqezinjtë kanë mohuar publikisht zëvendësimin potencial të trajnerit Gennaro Gattuso, por thashethemet për Conten nuk po zhduken.
Tani Tuttosport raporton se ka një kontratë trevjeçare në tavolinë për ish-trajnerin e Italisë, me 6 milionë euro në sezon.
Gjithsesi, marrëveshja mund të mbyllet vetëm nëse Conte mbyll shpejt mosmarrëveshjet me Chelsean.
Blutë kanë shkarkuar trajnerin italian i cili thuhet se do të hedhë në gjyq klubin londinez dhe do një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh.