Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, është duke u shëruar, me ndihmën speciale të të dashurit të saj të ri, Cody Simpson.
Ylli i muzikës pop, 26-vjeçe, ka ndarë disa postime në rrjetet sociale të mërkurën, duke treguar se është kthyer në shtëpi, pas disa ditësh qëndrimi në spital, për shkak që kishte probleme me bajame.
“Ajo është kthyer në shtëpi”, ka shkruar Cyrus. “Duke u shëruar nga operacioni”, vazhdon më tej këngëtarja amerikane.
Cyrus këtë kohë kishte përkrahje të madhe nga Simpson. Ylli 22-vjeçar, ka postuar një imazh me Mileyn, gjersa shfaqet duke e përqafuar nga mbrapa.
Simpson – i cili qëndroi pranë Cyrus në spital, ka ndarë një fotografi ‘selfie’ së bashku, me përshkrimin se ajo tanimë ‘është e lirë’. “Vajza ime e sëmurë është këtu më në fund”, ka shkruar ai.
Këngëtarja fillimisht e zbuloi se ishte e sëmurë të hënën, dhe të martën po ashtu bëri të ditur se është në spital duke u trajtuar.
Derisa ishte atje, Cody e ka vizituar të dashurën dhe i dhuroi asaj buqetë me lule, madje këndoi edhe një këngë për të.
“Jam duke u ndjerë shumë më mirë”, shkroi ylli amerikan në videon bardhe zi, në momentin kur Simpson po këndonte. “Ky djalosh i ëmbël erdhi të më vizitojë mua dhe këndoi një këngë të mrekullueshme, të cilën e shkroi vetëm për mu”.
Lidhja e re e Mileyt vjen pas ndarjes nga blogerja Kaitlynn Carter dhe aktori Liam Hemsworth. /Telegraf