Militanti i VV-së i tha “Trus në kolicë dhe kalbu”- Reagon OVL e UÇK-së: Qentë e partive vazhdimisht do të lehin…

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, Dega në Pejë ka reaguar ndaj veprimit të aktivistit të Vetëvendosjes, i cili ka bërë një veprim të turpshëm ndaj nvalidit dhe veteranit të luftës së UÇK-së, Shpëtim Agusholli.

Feim Sylka e ka ofenduar rëndë Agusholin duke i thënë “trus në kolic dhe kalbu”.

Ky veprim i Sylkës, ka ardhë pasi që Agusholli, kishte reaguar ashpër pasi Qeveria në largim e Albin Kurtit, ka pranuar donacion 1000 teste per koronavirus nga Serbia, shkruan Insajderi.

“Serbia na vrau na masakroi na dhunoi e gjithat te zezat, mos pranoni asgjë nga ata qe ushtruan gjenocid mbi popullin tonë, qoftë edhe ndihma (dhurata ). Para 21 vite në luftë me Serbi mora plagë të cilat i ndjej edhe sot, edhe po të vdes nuk dua as test as kurgja në jetë nga Serbia”, ka shkruar Agusholli.

Në reagimin e OVL e UÇK-së, thuhet se qentë e partive politike vazhdimisht do të lehin kundër UÇK-së, por karvani do të ecën.

“Fundërrinat e VV-së do të harrohen për së gjalli”.

Postimi i tyre i plotë:

Qentë e partive politike vazhdimisht do të lehin kundër UÇK-së. Por karvani do ecën.

Ti Shpëtim do jetosh më gjatë se ta. Do të kujtojë historia edhe pas shumë shekujve.

E fundërrinat e VV-së, do të harrohen për së gjalli.

Krenar me ty, aq sa me 183 Dëshmorët e Pejës. Heroi ynë i gjallë!

Të ngjashme