Milot, përfshihet nga flakët autobusi me turistë nga Kosova

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 14:08 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Milot Kukës, ku raportohet se një autobus plot me turistë nga Kosova është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, sesi autobusi ka mundur të marrë flakë, por mësohet se zjarri ka shpërthyer teksa mjeti ka qenë në ecje.

Deri në këto momente nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Policia tashmë ka nisur hetimet dhe dyshon se flakët kanë ardhur për shkak të një defekti teknik.

1503747901_a1

1503747911_a2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme