Ministër Sveçla dënon videon që e bëri një polic i Kosovës me të arrestuarin serb

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me raportimet se po keqtrajtohen të burgosurit.

Sveçla ka deklaruar se Republika e Kosovës “vlerësohet nga teë gjithë si shteti më demokratik në Ballkan” që ruan dhe promovon të drejtat e njeriut.

“Çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet tona e me ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë. Ky për ne është një parim themelor i cili vlen ndaj të gjithëve dhe pa dallim etnie.” – ka shkruar ministri.

Ai thotë ta ketë parë videon ku duket një i arrestuar serb në pozitë denigruese derisa tregon që zyrtari policor që e ka inçizuar është suspenduar nga detyra.

“…inçizimi i të arrestuarit apo të burgosurit është absolutisht i papranueshëm dhe është i dënueshëm me të gjithë mekanizmat ligjorë në dispozicion.” – është shprehur Sveçla.

Posimi i plotë:

Të ngjashme