Ministrat po talleshin me minatorët “kush është hajni këtu e dini ju”!

Prishtinë | 24 Gus 2024 | 08:46 | Nga Besa Ismaili

Pamje e rëndë!

Skenë e tensionuar teksa dy ministrat e pasur, të veshur me kostume të shtrenjta dhe të rrethuar nga truproja, qendrojnë mes minatorëve të shkërrmoçur nga varfëria dhe mosrespekti.

Ministrat po talleshin dhe po ngacmonin minatorët duke u thënë: “kush ishte hajni këtu e dini ju”.

Minatorët, të lodhur dhe të rraskapitur nga puna e tyre e papaguar, sigurisht që ndjenë zemërim dhe pezm. Ata e dinin që ministrat, Sveçla dhe Rizvanolli, nuk kishin shkelur kurrë në miniera, nuk kishin përjetuar kurrë kushtet e vështira në të cilat punonin çdo ditë, dhe nuk kishin bërë asgjë për t’i përmirësuar ato.
Megjithatë, ja ku ishin ata, duke u ligjëruar me arrogancë për vjedhjet dhe të drejtat.

Ministrat vazhduan të bënin pretendime dhe kërcënime të egra, të padinjitetshme, për gjëra që nuk janë madje as në fushëveprimin e tyre. Ata bënin punën e pilicit duke u përpjekur të frikësonin minatorët që t’u nënshtroheshin.

Por, minatorët e Trepçës e kanë durimin e maleve të Shalës, ata nuk i përndoqën dy ministrat si e merituan, dhe as nuk u ngritën kundër dy ndërhyrësve të pasur.
Ata vetëm kërkuan trajtim të barabartë dhe respekt.

Skenë e rëndë të shihen dy të privilegjuar të pamerituar në një anë sipërore dhe në anën inferiore ata ndaj të cilëve bëhet padrejtësi vazhdimisht, dy shfrytëzuesë eksploatuesë dhe oportunistë politik në një anë dhe një grup të eksploatuarësh, të dërmuarësh të mpirë, në tjetrën.

Ministrat e këqinj, Sveçla dhe Rizvanolli, janë kthyer të krekosur në Prishtinë, njëherë tek shefi për të marrë pak rrahakrahu për tentim thyerjen e kurrizit të minatorëve, e më pas tek luksi dhe konforti i tyre.

Minatorët, të kërrysur u kthyen në errësirën e vobektësisë së tyre pa pasur me çka të kthehen tek familjet e tyre të uritura.

Betejat e minatorëve të Trepçës nuk kanë qenë kurrë vetëm për Trepçën.

Ministrat e papjekur duhet të mësojnë mësimin historik që u paska ikur: luftën me minatorët e Trepçës gjithmonë e kanë humbur ata që menduan se e fituan.

Të ngjashme