Ministrat Tahiri e Sefaj vizitojnë Qendrën Korrektuese në Lipjan

Lipjan | 31 Dhj 2017 | 23:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në ditën e fundit të vitit 2017 kanë vizituar Qendrën Korrektuese për femra dhe të mitur në Lipjan.

Ata shoqëroheshin dhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Abelard Tahiri gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë ka pasur një lutje për ta,  që ta harrojnë “atë botë” që i kishte sjellë këtu.

“Të integroheni në shoqëri. Njeriu mëson prej gabimeve. Ju jeni këtu për shkak të gabimeve që i keni bërë. Mendoni për boten e mirë që ju pret jashtë”, u shpreh Tahiri.

E ministri Sefaj i ka porositur që derisa ndodhen në vuajtje të dënimit të angazhohen dhe të marrin ndonjë profesion.

“Është mirë që nga këtu të dilet me një profesion. Mos e humbni vullnetin”, deklaroi ai.

Nga ana e tyre, të burgosurit kanë premtuar se nuk do të bëjnë gabime dhe se do të jenë të sjellshëm në të ardhmen.

Të ngjashme