Ministri Bajrami ka vizituar komunën e Prizrenit

Prizren | 01 Mar 2017 | 15:25 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me bashkëpunëtor ka vizituar  komunën e Prizrenit, ku është pritur nga kryetari i kësaj Komune,  Ramadan Muja, ndërsa më pas ka vizituar Shkollën e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni” në këtë komunë.

Gjatë takimit me kryetarin Muja, Bajrami ka biseduar për bashkëpunimin me komuna në fushën e arsimit, ndërsa me këtë rast, është nënshkruar edhe një Marrëveshje Mirëkuptimi që ka për qëllim ndërtimin e objektit për kopsht të fëmijëve në Prizren.

Bajrami i ofroi kryetarit Muja mbështetjen e vazhdueshme të MAShT- it për sektorin e arsimit, si dhe e njoftoi për investimet e planifikuara për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve dhe shkollës së mesme të muzikës “Lorenc Antoni”.

Ministri Bajrami tha se, në Prizren do të ndërtohet një objekt model i kopshtit për fëmijë dhe një shkollë e muzikës, e cila gjithashtu do të jetë e standardeve të larta.

”Prizreni si qytet i traditës dhe kulturës sonë kombëtare e meriton të ketë një objekt të bukur të Shkollës së Muzikës, në të cilën do të përformojnë nxënës të talentuar ”, u shpreh Ministri.

Bajrami dhe Muja biseduan edhe për çështjen e pagave të 39 mësimdhënësve të Shkollës së Mesme Ekonomike, duke u zotuar në rregullimin e çështjes administrative dhe dhënien e pagave.

Gjatë vizitës në Shkollën Ekonomike është biseduar edhe mundësitë dhe nevojën e harmonizimit të profileve profesionale në këtë shkollë dhe në Qendrën e Kompetencës në përputhje me kërkesat e tregut të punës .

Ministri Bajrami ka kërkuar përkushtim të plotë në punë nga ana e mësimdhënësve në ngritje të ciësisë dhe që të përgatisin kuadro të afta profesionale ndërsa theksoi se asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet i pa punë pavarësisht ndryshimeve programore që mund të bëhen në kuadër të shkollave .

Në fund,ai ka bërë të ditur se është duke u trajtuar edhe çështja e diplomave të paakredituara të disa prej drejtimeve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prizrenit dhe se së shpjeti do të zgjidhet ky problem.

Ndërsa, kryetari Muja e ka falënderuar ministrin Bajrami për mështetje të vazhdueshme që po i bënë komunës së Prizrenit, komunë kjo e cila është e dyta për nga numri i banorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme