Ministri Beqaj merr pjesë në Festivalin e Inovacionit në Tiranë

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 11:16 | Nga

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrë pjesë në Festivalin e Inovacionit që mbahet në Tiranë nga 18 deri më 20 shtator 2018.

Ministri Beqaj në ditën e dytë të Festivalit do t’ju drejtohet pjesëmarrësve me qëllim të prezantimit të kapaciteteve dhe mundësive të Kosovës në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe ekonomisë digjitale, me ftesën për bashkëpunim në mes të kompanive të rajonit me kompanitë e Kosovës në këtë fushë.

Festivali ka karakter rajonal ku pritet të jenë të pranishëm mbi 500 pjesëmarrës dhe do të prezantojnë punën e tyre 50 kompani të rajonit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri Beqaj do të takojë Zëvendëskryeministren e Shqipërisë Senida Mesi dhe udhëheqës të tjerë të lartë institucionalë të Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme