Ministri Beqaj në Washington, takon kongresmenë amerikanë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,  Besim Beqaj po qëndron në Washington ku po merr pjesë në tryezën e diskutimit me Kongresmen dhe personalitete tjera me ndikim në skenën politike.

Beqaj gjatë fjalimit të tij ndër të tjera theksoi ndikimin gjeopolitik në zhvillimin e Ballkanit, si dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit.

”Involvimi i SHBA-ve është i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan dhe për të garantuar mirëqenie të qëndrueshme”, tha ndër të tjera Beqaj.

Ministri Beqaj gjatë qëndrimit të tij në ShBA do të pritet në takim nga Kongresmeni Robert Adelhort si dhe do të jetë folës kryesor në Konferencën “Smart Cities 2019” ku do të prezantohet shteti i Kosovës me financimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Të ngjashme