Ministri Bytyqi në Japoni diskuton rreth gjetjes së formave të bashkëpunimit me vendet tjera

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se është duke qëndruar në Kijoto të Japonisë ku po takohet me disa ministra dhe zëvendësministra të shteteve pjesëmarrëse në Forumin e Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS). Bytyqi njofton se gjatë këtij forumi ka shkëmbyer përvojat e shteteve përkatëse në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë dhe njëkohësisht ka diskutuar edhe për mundësitë e gjetjes së formave të bashkëpunimit.

Postimi i Bytyqit:

Në kuadër të forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), të mbajtur në Kijoto të Japonisë, kam zhvilluar disa takime me ministra e zëvendësministra të shteteve pjesëmarrëse në këtë Forum.

Konkretisht, kam takuar Ministrin e Japonisë për Shkencë dhe Teknologji, Takuya Hirai, Ministren e Arsimit dhe Shkencës së Ukrainës, Lilia Hrynevych, Ministren e Arsimit, Kulturës dhe Kërkimeve të Moldavisë, Monika Babuc, Ministrin e Shkencave të Iranit, Mansour Gholami dhe Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës së Bullgarisë, Ivan Dimov.

Gjatë këtyre takimeve individuale me ministra dhe zëvendësministra pjesëmarrës në forum, kemi shkëmbyer përvojat e shteteve përkatëse në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë dhe njëkohësisht kemi diskutuar edhe për mundësitë e gjetjes së formave të bashkëpunimit.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and shoesImage may contain: 2 people, people standing and shoesImage may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme