Ministri Faton Peci vizitoi Institutin Bujqësor të Kosovës

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë. I shoqëruar nga Zëvendësministri, Imri Demelezi, si dhe nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani takuan Drejtorin e këtij Instituti, Fehmi Gecin si dhe ekspertët e këtij institucioni, i cili është vartës i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci u shpreh se IBK-ja është institucion mjaft i rëndësishëm për vendin dhe ka peshë të madhe në sektorin e bujqësisë për shkak të identifikimit të problemeve që mund të kenë bujqit tanë me të mbjellat e tyre.

Nga ana e tij, Drejtori i IBK-së, Fehmi Geci theksoi se në këtë institut kryhen analiza për shumë lëndë. Palët e interesit të këtij instituti janë fermerët, konsumatorët e produkteve bujqësore si dhe institucionet përgjegjëse që kujdesen për cilësinë e ushqimit.

Të pranishmit vizituan për së afërmi laboratorët e Institutit Bujqësor të Pejës dhe u njoftuan për procesin e punës së analizave për shumë lëndë që ka përsipër ky institut.

Të ngjashme