Ministri i FSK-së: Sakrifica e familjes Jashari frymëzim për forcimin e shtetit

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 12:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e manifestimit jubilar të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rezistencës heroike të familjes Jasharaj, të luftëtarëve tjerë, si dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, pjesëtarëve të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë madhorë të FSK-së, zyrtarë të lartë të ministrisë, bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në kompleksin memorial në Prekaz.

Pas homazheve delegacioni i lartë i MFSK-së dhe FSK-së bënë vizitë në familjen Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Ministri Berisha tha se familja Jashari janë frymëzim që të vazhdohet me punën drejt forcimit të shtetit, institucioneve shtetërore dhe të institucioneve të sigurisë.

“Ishim sot në vizitë në familjen Jasharaj, për të qenë pjesë e kësaj ceremonie, pjesë e përballimit të këtyre kujtimeve të ditëve të vështira, që i kanë pasur. Siç e dimë kanë qenë ditë të vështira për familjen Jasharaj dhe për të gjithë popullin shqiptarë. Kemi pasur dëshirë të jemi pjesë e kësaj ceremonie, kjo është një frymëzim për të gjithë neve, që të vazhdojmë me punën tonë drejt forcimit të shtetit tonë, institucioneve shtetërore dhe të institucioneve të sigurisë. Unë mendojë se çdo herë e më shumë do të vijmë me vlera raportuese, në çdo përvjetor dhe të njihen me to të gjithë qytetarët”, tha Berisha.

Të ngjashme