Ministri Gashi vendos gurthemelin e kullës së atdhetarit Shaban Minxholli

Skenderaj | 14 Gus 2019 | 12:29 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të kullës së Shaban Minxhollit, në fsahtin Mikushnicë të Skenderajt, njërit ndër luftëtarëve më besnikë të Lëvizjes Kaçake, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës e Shaban Polluzhës, raporton EkonomiaOnline.

Ministri Gashi, me këtë rast tha se është i lumtur që po vendosin gurthemelin e Shtëpisë Muze, ndërsa vlerësoi kontributin e madh të tij për lirinë e vendit.

Me rastin e këtij përurimi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ndërtimi i kësaj kulle do jetë reflektim i gjithë veprimtarisë së dëshmorit Manxholli dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Për mua është nder dhe kënaqësi e veçantë që të jem sot në Mikushnicë, në Skenderaj e në Drenicën heroike, për ta vendos gurthemelin e një patrioti të veçantë e të shquar të ‘Lëvizjes së Kaçakut’, të bashkëluftëtarit të shquar të Shaban Polluzhës e Azem Galicës. Pra për ta vendosi gurthemelin e Shaban Manxhollit, kullës muze e cila do jetë reflektim i gjithë bashkëluftëtarëve të tij dhe veprimtarisë së tij që nga robëria deri te liria e tek pavarësia e deri tek shtet ndërtimi i Kosovës”, tha ai.

Gashi tha se tani e tutje ky vend do të jetë një referencë për shuam hulumtues e shkencëtarë, të ciëlt do të kenë mundësi të dinë më shumë për “Lëvizjëen e Kacakut”.

“Jemi duke treguar një kujdes të veçantë ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë një kontribut të veçantë për vendin tonë në të gjitha periudhat e deri tek lufta e lavdishme çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Natyrisht që ky nuk do të jetë investimi i fundit i Ministrisë së Kulturës në pjesën e kujtesës tonë kolektive, në pjesën e trashëgimisë kulturore, por investime të tilla do kemi edhe në të ardhmen, e veçanërisht në Skenderaj, Drenicë e në një vend që pos që ka nxjerrë shumë trima, ka nxjerrë edhe njerëz të penës e të artit”, tha ai

Ndërsa kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se heroi Shaban Manxholli, tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

“Sot vëmë gurthemelin e kullës të heroit tonë Shaban Manxholli, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës, që një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare në lëvizjet kaçake deri në vdekjen e tij. Ne do ta kujtojmë për jetë e mot si popull shqiptar sepse vetëm duke e kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen”, tha Jashari.

Një falënderim për dikasterin e Ministrisë së Kulturës e pati stërnipi i Shaban Manxhollit, trashëgimtari i emrit të tij Shaban Manxholli.

“Ju falënderoj që edhe njëherë pas 93 vitesh kjo kullë po vendoset dhe po gjallërohet”.

Të ngjashme