Në 13-të vjetorin e vdekjes së ish- presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, zëvendësministri Agim Çeku, gjeneral dhe oficerë të lartë të kësaj force dhe zyrtarë të lartë ministrisë, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh mbi varrin e tij.
Homazhet dhe nderimet u bën në shenjë mirënjohje dhe respekti për veprën dhe kontributin e Presidentit Rugova në rrugëtimin e shtet ndërtimit, i cili u realizua me shpalljen pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, me orientim perëndimor dhe euroatlantik.