Ministri i Shëndetësisë takohet me profesoreshën gjilanase në Universitetin e Gracit Lumnije Kqikun

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, është takuar sot me Lumnije Kqiku-Biblekaj, profesoreshë në Universitetin e Gracit të Austri, dhe njëherit udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare në Grac të Austrisë.

Në këtë takim, ministri Latifi, falënderoj znj. Kqiku-Biblekaj, për vizitën, duke theksuar se një nga shtatë shtyllat e transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, është edhe kthimi i trurit.

Duke e veçuar diasporën si asetin më të vlefshëm dhe shumë të rëndësishme për të gjitha fushat, ministrin Latifi, Lumnije Kqiku-Biblekaj, për bashkëpunim reciprok, në përmirësimin e shëndetësisë kosovare.

Ndërkaq, Lumnije Kqiku-Biblekaj, shprehu gatishmërinë e saj se me përvojën dhe të arriturat e saj shkencore në Austri, është e gatshme për të bashkëpunuar dhe kontribuuar në Kosovë, përkatësisht për zhvillimin e sistemin shëndetësor.

Vlen të theksohet se Lumnije Kqiku-Biblekaj, në vitin 2018 fiton titullin e profesorit – autore dhe bashkautorë e punimeve të shumta profesionale dhe shkencore.

Ajo është anëtare e shumë shoqatave dentare vendore dhe ndërkombëtare, njëherit edhe recensente e shumë revistave shkencore dentare që me punën e saj të palodhshme, guximin dhe diturin e bën një zonjë të dalluar, karriera e së cilës është frymëzuese për rrugën e suksesit thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme