Ministri i Turizmit Klosi: Pushimet e verës do të shpëtojnë

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha në një intervistë për Report Tv se turizmi në vend mund të nisë të marrë frymë përgjatë qershorit pasi sipas tij, atëherë pritet të hapen aktivitetet e para.

Grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë po përgatisin një plan për sezonin e ri turistik për të siguruar respektimin e rregullave të higjienës dhe distancimit social.

“Duke parë mënyrën shumë të mirëmenaxhuar të koronavirusit besoj se do të kemi një sezon relativisht jo të dëmtuar në maksimum, një sezon që mund të shpëtojë,” tha Klosi.

Gjithashtu, grupi i ekspertëve po përpunon një plan për hapjen e sezonit të plazhit, frymëzuar nga masat e ndërmarra nga qeveria italiane ku çadrat janë larg njëra-tjetrës dhe të ndara me peçikllaz.

“Do të jetë e pamundur të organizohen festa masive, koncerte, por do të shikojmë në kushtet e reja,” vijoi Klosi.

Në qershor mund të rinisin fluturimet tejet të kontrolluara. Sidoqoftë, ministri tha se pa dalë vaksina, do të jetë e vështirë të kthehemi në normalitet.

Të ngjashme