Ministri Ismaili në QKUK pastron bashkë me personelin mjekësor

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 12:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, edhe në hapësirat e QKUK-së është organizuar aksion për pastrimin e hapësirave publike.

Aksionit i është bashkëngjitur Ministri i  Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke paralajmëruar angazhim një mujor të sektorit të shëndetësisë për të pastruar hapësirat e tyre, raporton EkonomiaOnline.

“Iniciativë e qëlluar për shëndetin publik. Ka pasë angazhime të shumë njerëzve. Dhe do të vazhdojë për një muaj.  Nuk do të ndalemi vetëm në këtë spital, por do të shkojmë edhe tek spitalet e tjera,” është shprehur Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë është pjesë e Task Forcës për pastrim të formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, Basri Sejdiu dhe punëtorët shëndetësor dhe tekniko- administrariv premtojnë më shumë hapësira të gjelbra.

“Është aktivitet mjaft i qëllum. Do të tentojmë ta kemi sa më të pastër.  Ambientet e asfaltune po synojmë t’i shndërrojmë në gjelbërim . Aktivitet i qëlluar dhe të vazhdojë edhe më tutje,” është shprehur Sejdiu.

Aksioni për pastri, të Kosovës ka filluar mëngjesin e sotëm, dhe po mbështetet nga qytetarë të shumtë nëpër komunat e Kosovës.

 

Të ngjashme