Ministri i jashtëm i Luksemburgut viziton sot Kosovën

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 09:50 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut Shkëlqesia e Tij, Jean Asselborn do të vizitojë sot Kosovën.

Sipas njoftimit për media nga ministria e Punëve të Jashtme, Asselborn do të zhvillojë një takim me homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj.

Gjithashtu gjatë ditës ai do të takohet edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Shkëlqesinë e Tij, Jean Asselborn”, thuhet në njoftim.

Takimi Asselborn-Hyseni do të mbahet në ora 12:50.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme