Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi pritet në takim nga Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal dhe mbështetjen e iniciativave të reja në Komunat e Kosovës.
Ministri Krasniqi ka njoftuar Nënkryetarin e Parlamentit Evropian Wieland për reformat e Ministrisë në luftimin e korrupsionit në nivel lokal si dhe e ka falënderuar për kontributin e tij të deritashëm në përmbushjen e agjendës evropiane nga Republika e Kosovës.