Ekonomia Online
FUNDIT

Ministri Kuçi në kohë rekord procedon mbi 37 milionë euro ndihmë për bizneset

Ministri Kuçi në kohë rekord procedon mbi 37 milionë euro ndihmë për bizneset

Në kuadër të zbatimit të Planit i aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës  për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) ka ekzekutuar sot pagesën e parë në kohë rekorde në përkrahje financiare për bizneset e vendit. Vendimi i qeverisë për mbështetje ndaj bizneseve ka ardhur si rezultat […]

Në kuadër të zbatimit të Planit i aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës  për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) ka ekzekutuar sot pagesën e parë në kohë rekorde në përkrahje financiare për bizneset e vendit.

Vendimi i qeverisë për mbështetje ndaj bizneseve ka ardhur si rezultat i kërkesës së vazhdueshme nga Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Shuma e cila është ndarë në këtë kategori arrin vlerën e 60 milion euro subvencione ku gjatë ditës së sotme nga MEA është ekzekutuar pagesa e parë prej 37,710,730 milionë euro për 15.745  biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë sipas programit për rimëkëmbje ekonomike.

Pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim ku do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara.

Të ngjashme