Ligji Anti Mafia, mandati i EULEX-it, ndryshimet në Kodin Penal, ishin temat për të cilat anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane kanë kërkuar të dinë për proceset se ku kanë mbetur.
Këto kërkesa i janë bërë ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili po raporton në këtë komision për sistemin e drejtësisë në përgjithësi.
Ministri Kuçi ka thënë se EULEX-i e ka mandatin e kufizuar, ndërsa për ligjet tha se do të bëhen konform direktivave të Bashkimit Evropian.