Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se është arritur mirëkuptimi qe të ndalohet bojkoti i punës se autoshkollave dhe t’u jepet mundësi kandidatëve të kryejnë të gjitha procedurat e rregullta.
Në një postim në “Facebook”, Lekaj thotë se arritja e kësaj ujdie se ne i jemi qasur pozitivisht zgjidhjes se problemeve dhe krijimit të mundësive për zhvillim.
Postimi i Lekajt:
Pas diskutimeve me drejtuesit e Federatës së Autoshkollave të Kosovës është arritur mirëkuptimi që të ndalohet bojkoti i punës së autoshkollave dhe t’u jepet mundësi kandidatëve të kryejnë të gjitha procedurat e rregullta. Ne u zotuam që do të angazhohemi që nëse ka nevojë për ndryshime ligjore në pikat të cilat i kundërshtojnë autoshkollat, do të ndërmarrim hapa për të bërë rregullimet e nevojshme.
Kjo tregon se ne i jemi qasur pozitivisht zgjidhjes së problemeve dhe krijimit të mundësive për zhvillim!